Flash

Apeli nuk ndryshon masat për Berishën dhe Malltezin/ Gjokutaj: Marrëveshje e hapur SPAK-Gjykatë

Lapsi.al 13 September 2024
Apeli nuk ndryshon masat për Berishën dhe Malltezin/ Gjokutaj:

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur që të mos ndryshojë masat e sigurisë ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezin.

Sipas avokatit Genc Gjokutaj, gjykata po shkel ligjin.

‘Kjo është një marrëveshje e hapur mes SPAK dhe Gjykatës, që as ti nuk e bën kërkesën dhe  as unë nuk respektoj detyrimin që kam ndaj ligjit. Vetë gjykata që ka vendosur masat nuk është e interesuar tani në fund që të shikojë se si kanë vijuar hetimet, sepse nuk kanë përfunduar hetimet’, deklaroi avokati Genc Gjokutaj për gazetarët.

Avokati i kryetarit të PD-së, Sali Berishës, Genc Gjokutaj, tha se SPAK po nxiton të dërgojë në gjyq çështjen ndaj ish-kryeministrit pasi ka frikë se mbaron afati i paraburgimit.

I pyetur nëse ka llogaritur kur përfundon afati i masës së sigurisë, Gjokutaj tha: ‘Matematika, kur mbarojnë, nuk është sekret hetimor, por diskrecion i mbrojtjes. Afatet e paraburgimit me afatet e hetimit janë dy gjëra të ndryshme.

Këta nxitojnë sepse i detyron masa e sigurimit, e kufizimit të lirisë, se kanë frikë se u skadon, shuhet masa për shkak të kalimit të afatit tërësor. Dhe nxitojnë. Në rastin e Berishës këta besoj do të nxitojnë. Në raste të tjera, si rasti i Dakos, këta nuk nxituan dhe u shkau nga dora’.

Gjokutaj shprehu rezerva edhe për dosjen e SPAK. ‘Nuk kam parë dosje penale që një person të jetë nën hetim, nën akuzë dhe të mos përmendet me emër. Në funksion të kësaj akuze ka vetëm mbledhje letrash, kontratash. Vepra penale korrupsion kërkon prova. Ta kthesh interpretimin tënd për ta çuar në gjyq, në provë, kjo nuk ka bërë vaki’, tha Gjokutaj.

Avokati i Berishës gjithashtu tha se kryetari i Partisë Demokratike nuk ka rrezik të prishë provat. ‘Provën e provës që ai nuk prish provat janë 3 muajt që ai ka qenë në gjendje të lirë pas tetorit. Asnjë dëshmitar nuk është intimiduar, asnjë zyrë nuk është marrë në telefon dhe asnjë dokument nuk është penguar për t’u administruar’, tha ai.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Korçë

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në urën e fshatit Polenë në Korçë. Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor, ndërs...

20:09

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI