Flash

2 mijë km në 63 ditë/ 67-vjeçari vjen në këmbë nga Gjermania në Pogradec

Lapsi.al 13 September 2024
2 mijë km në 63 ditë/ 67-vjeçari vjen në

Steve Dunn është një 67-vjeçar gjerman i cili në datën 8 korrik të këtij viti është nisur në këmbë nga Gjermania për të mbërritur në Pogradec të premten e 13 shtatorit. Gjatë këtij udhëtimi i është dashur të kalojë me disa shtete e të përshkojë mbi 2000 kilometra për 63 ditë.

“Jam 67 vjeç, në datën 8 Korrik nga shtëpia ime u nisa në këmbë për të ardhur në Shqipëri. Kalova nga Austria, Sllovenia, Kroaci, Bosnjë, Mal të Zi e arrita me ne fund ne Shqipëri. Pas pak do të shkoj në Greqi. Qëllimi im final është tja dal te shkoj ne Athinë dhe Korinth të Greqisë. Ky udhëtim ishte 2400 kilometra që zgjati mbi dy muaj” - shprehet Steve.

Steve Dunn tregon se në jetë ka qenë shumë aktiv në sporte të ndryshme, ndërkohë që dëshira për të ardhur në Shqipëri në këmbë, i ka lindur vitet e fundit. Gjermani që eci për mijëra kilometra tregon se Shqipëria i ka bërë përshtypje për bukuritë natyrore dhe mikëpritjen e njerëzve.

“Është hera e parë në Shqipëri, vend fantastik, vendet malore, liqeni, me besoni që gjithë njerëzit i kam takuar kane qenë dashamirës. Takova një djalë të ri në rrugë, po punonte në firmë ndërtimi, më pyeti se çfarë më pëlqente nga Shqipëria.

Këtu ka filluar të punohet e zhvillohet shumë, ka një të ardhme ky vend, por ajo që më ra në sy, është mungesa e të rinjëve. Ata duhet të rrinë në Shqipëri, duhet një gjeneratë e fortë për këtë komb.” –tregon ai. Për pensionistin gjerman, udhëtimi do të vijojë drejt Greqisë, me shpresën se do të mund të arrijë në këmbë deri në Athinë. /Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI