Flash

VIDEO/ Misteri i velierës së braktisur në Karpen të Kavajës

Lapsi.al 12 September 2024
VIDEO/ Misteri i velierës së braktisur në Karpen të

Një velierë e braktisur është gjetur në rërë disa metra larg nga bregu, në territorin e fshatit Karpen të Kavajës, informoi sot policia. Shërbimet e Policisë Kufitare po monitoronin zonën kur konstatuan mjetin lundrues që bënte lëvizje të pakontrolluara, e më pas ngeci në rërë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë tip “Walther”, 1 krehër pistolete, municion luftarak, 2 celularë, 1 laptop dhe dokumentet e mjetit lundrues, po ashtu dhe një pasaportë gjermane me gjeneralitetet F. R., 85 vjeç.

Pas këqyrjes paraprake, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Spille kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në bordin e mjetit lundrues. Gjatë kontrollit në veliere, janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë tip “Walther”, 1 krehër pistolete, municion luftarak, 2 celularë, 1 laptop dhe dokumentet e mjetit lundrues. Gjithashtu, në mjetin lundrues, është gjetur një pasaportë gjermane me gjeneralitetet F. R., 85 vjeç. Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n paraprakisht rezulton se mjeti lundrues është nisur nga Bari, Itali, me drejtim Kroacinë, fillimisht me lundrim normal dhe më pas me lëvizje të çrregullta.

Grupi hetimor i ngritur për këtë rast po bashkëpunon me Interpol Tiranën, për verifikimin e të dhënave të pasaportës që është gjetur në mjetin lundrues, me qëllim sqarimin e rrethanave të këtij rasti dhe përcaktimin e vendndodhjes së poseduesit të pasaportës, i cili dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit lundrues. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se drejtuesi i velieres mund të ketë rënë në det, për shkak të dallgëve të larta të shkaktuara nga moti i keq, informoi sot policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Korçë

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në urën e fshatit Polenë në Korçë. Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor, ndërs...

20:09

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI