Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

“Turistët e klimës”/ Vendet Skandinave po përjetojnë bum turistësh

Lapsi.al 12 September 2024
“Turistët e klimës”/ Vendet Skandinave po

Verat gjithnjë e më të nxehta në zonat e Mesdheut kanë bërë që gjithnjë e më shumë turistë të orientohen drejt vendeve më të freskëta. Vendet Skandinave po përjetojnë rritje nga viti në vit të numrit të turistëve, si në Norvegji.

Niegardsbreen në Norvegji, pjesë e akullnajave të bashkuara në kontinetin europian. Forca joshëse e tij është magjike. Steinar Bruheim që prej 40 vjetësh shoqëron tursitët në akullnajë. Që prej 3 k- 4 vjetësh në verë kanë filluar të vijnë gjithnjë e m shumë turistë. Steinar Bruheim, shoqërues turistësh në akullnajën Nigardsbreen: „Ne i quajmë ata turistë të klimës. Sepse, le të themi, ata arratisen prej të nxehtit e Europës jugore. Ndaj vijnë këtu tek ne në Skandinavi në verë. Ndonëse këtu temperatura arrin Edhe këtu është bërë më ngrohtë. Përpara 50 vjetësh akulli mbërrinte deri këtu poshtë në liqene. Por akullnajat po shkrijnë. Vetëm në verën 2018 kanë shkrirë 100 metra. ndoshta vetëm 15 gradë dhe bie shumë shi.”Ai thot, se ndërkohë “kemi arritur në një farë mënyre pikun. Nëse do të vijnë edhe më shumë turistë, në të njëjtën periudhë në të njëjtin vend, duhet të përpiqemi që t’i shpërndajmë ata gjatë gjithë vitit.” Vera është sezon fare i shkurtër: Për Nigardsbreen kjo është si një provë stresi.

Rreth 500 km në drejtim të lindjes, temperature është gati 20 gradë. Në ajër dhe në ujë. Në Suedi, sheshet e kampingut si p.sh. ai Säter në Suedinë qendrore janë bërë të preferuara për turistët që udhëtojnë me kemper nëpër Skandinavi. Nës ei pyet, ata të thonë, se dikur kan ëpreferuar Mesdheun, por të nxehtit e padurueshëm gjatë viteve të fundit ka bërë që ata të oreintohen nga veriu i Europës. Në Suedi është shënuar 20 përqind rritje e turistëve krahasur me një vit më parë.

Përfiton turizmi në Skandinavi nga ndryshimi i klimës? Parashikimi i një studimi të BE-së është i qartë: Sa më ngrohtë të bëhet aq më shumë turistë do të vijnë drejt rajoneve më të freskëta të Europës.

Suedia ndërkohë ka filluar të reklamojë turizmin. Nën moton: „Coolcation“ synohet të tërhiqen në vend pushuesit e stresuar prej të nxehtit jugor. Susanne Andersson, nga shoqata kombëtare suedeze e turizmit "Visit Sëeden": Ne kemi vënë re, që interesi po rritet gjithnjë e më shumë, qëkurse filluam të informojmë me reklamën „Coolcation“. Në faqen tonë të internetit kemi theksuar, se cfarë mund të përjetosh në Suedi, nëse je në kërkim të nje vendi të freskët për të kaluar pushimet. Ndërkohë janë rritur shumë kërkimet ndërkombëtare në Coolcation. Suedia është sot në këtë platformë numri një.

Por Suedisë nuk i pëlqen vetëm ky zhvillim në një drejtim. Sepse edhe sot ka rajone, që po rënkojnë prej turizmit masiv gjatë muajve të verës. Susanne Andersson: “Natyrisht ne kemi disa vende që në periudha të caktuara të verës mbushen përtej kapaciteteve. Ne duhet të përpiqemi, që të mos vijnë të gjithë turistët në të njëjtën kohë.”/DW

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI