Flash

Skandaloze/ Pandelin Majkon nuk e mbajnë nervat, shtyn gazetaren shtatëzënë

Lapsi.al 12 September 2024
Skandaloze/ Pandelin Majkon nuk e mbajnë nervat, shtyn gazetaren

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko në hyrje të parlamentit u ndalua për t’u marrë në pyetje nga gazetarët. Deputeti nuk reagoi aspak mirë në momentin kur u pyet nëse ndihej i rrezikuar për të kandiduar në listë të hapur në qarkun e Kukësit.

Sapo dëgjoi pyetjen Majko reagoi ashpër ndaj gazetarëve duke shtyrë mikrofonat me forcë. Pas kësaj deputeti nxitoi të largohej dhe të futej në parlament.

Pandeli Majko ka reflektuar pas incidentit. Ai mori fjalën ne kuvend për të kërkuar falje, ndërsa theksoi se ndjese në veçanti i kërkoi gazetares që ishte shtatzënë.

"Dëshiroj të shpjegoj se e vlerësova që të kërkoj një ndjesë karshi gazetarëve për shtyrjen e mikrofonave sot në mëngjes. Ndjesën më të veçante ja kërkoj gazetares që ka qenë shtatzënë", tha ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI