Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Mori makinë me qira për të trafikuar køkainë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Lapsi.al 12 September 2024
Mori makinë me qira për të trafikuar køkainë,

Prej një muaji kishte shkuar në Itali dhe menjëherë u përfshi në biznesin ilegal të shitjes së lëndëve narkotike, kryesisht kokainë.

Një 29-vjeçar shqiptar i identifikuar si shtetasi me iniciale A. I., u arrestua mbrëmë nga skuadrat e karabinierëve të Tolentino-s në Ankona, teksa për të kryer aktivitetin e tij kishte marrë dhe një makinë me qira, me qëllim që të dërgonte mallin tek përdoruesit.

Operacioni u finalizua rreth orës 23:00, teksa karabinierët vunë re lëvizjet e çuditshme dhe nervozizmin e të riut. Teksa iu afruan, pikasën se ai shtyu poshtë sediles me këmbë dy qese ambalazhi me celofan. Në to kishte mbishkrime 100 dhe 53. Nga kontrolli u gjetën katër pako me nga 25 doza kokainë secila, shkruan “Ilrestodelcarlino”.

Nga peshimi rezultoi se secila prej dozave kishte diçka më shumë se gjysmë grami drogë, pra në total u sekuestruan 55 gramë. Ndërhyrja e policisë u bë pranë një karburanti të zonës, ku i dyshuari kishte qëndruar dhe dukej se po priste blerësin e radhës.

Nga kontrolli fizik shqiptarit, iu gjetën edhe 1660 euro cash, në prerje të ndryshme, që dyshohen si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm. Shqiptari u arrestua në flagrancë dhe izolua në paraburgimin e Montacuto, në pritje të seancës gjyqësore për masë sigurie.

Të këshilluara

Berisha del nga SPAK/ Merret i pandehur

Kreu i Partisë Demokratike ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pasi është njohur me akuzën ndaj tij. Pas më shumë se 8 muajsh i mbajtur në arrest...

12:50

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI