Flash

Mbetjet toksike/ Berisha: Rama faktoi se qëndron ai pas trafikut të rrezikshëm

Lapsi.al 12 September 2024
Mbetjet toksike/ Berisha: Rama faktoi se qëndron ai pas trafikut të

Nga ballkoni i shtëpisë së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha tha se janë 20 mijë ton mbetjesh toksike, të cilat askush nuk e di se nga dalin, se nga vijnë dhe si vijnë, se ku prodhohen, si prodhohen.

"Sot Edi Rama me një gjuhë të denjë vetëm për atë që nuk ka normat më minimale të edukatës dhe moralit njerëzor në parlament, duke shfryrë si ordiner, nuk po përdor epitetet që meriton, mori përsipër me fjalën e tij mashtrimin e madh, mashtrimin me lëndët toksike, mbetjet e rrezikshme, trafikun dhe tregtimin e tyre.

Ai, pa u zverdhur, pas u skuqur, fajësoi për trafikun ‘fajin e ka Saliu’ dhe mashtroi shqiptarët se ai nuk ka ndodhur kurrë. Se ato mbetje nuk janë të rrezikshme dhe se kjo, sipas tij, ishte një shpikje e Sali Berishës. Me këto deklarata në parlament, Edi Rama faktoi se prapa atij trafiku të rrezikshëm qëndron ai personalisht dhe ministrat e tij.

Dhe nuk bëhet fjalë, të dashur miq, nuk bëhet fjalë as për 100 as për 800, por të dhënat e fundit janë se bëhet fjalë për 20 mijë ton mbetjesh toksike, të cilat askush nuk e di se nga dalin, se nga vijnë dhe si vijnë, se ku prodhohen, si prodhohen. Absolutisht Kurumi prodhon mbetje toksike, metalurgjitë, furrnaltat prodhojnë, por prodhimi i tyre në Shqipëri dhe kudo në botë ka kodin e transportit, kodet e përpunimit, kodet e bërjes të parrezikshme.

Kurse në Shqipëri, këto kode shkelen dhe tani sipas tij, qenka Sali Berisha ai që ka urdhëruar Mbretërinë e Tajlandës të kthejë mbrapsht anijet që transportojnë mbetjet toksike. Sipas tij, nuk është Ministria e Mjedisit, që ka nisur helmet me etiketa jo-helm, por ata kanë bërë detyrën. Me deklaratat e sotme, Edi Rama faktoi para mbarë shqiptarëve se në këtë trafik është edhe dora e zezë e Edi Ramës" - tha Berisha. LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI