Flash

KQZ i jep zyrtarisht mandatin e kryebashkiakut të Himarës Vangjel Tavos

Lapsi.al 12 September 2024
KQZ i jep zyrtarisht mandatin e kryebashkiakut të Himarës Vangjel

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot zyrtarisht Vangjel Tavos, mandatin si kryebashkiak i Himarës. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi vendosi në seancën e sotme “dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarku Vlorë z. Vangjel Tavo, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024”.

Vendimi vjen pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Himarë nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor, dhe i hap rrugë betimit të tij. Vangjel Tavo doli fitues nga zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë përballë kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria. Zgjedhjet u zhvilluan pas KQZ vendosi t'i heqë mandatin Fredi Belerit, i cili ishte në burg për korrupsion në zgjedhje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI