Flash

Hoti-Ballukut: Në autostradën Thumanë-Kashar u krye vjedhje e hapur, të veprojë drejtësia

Lapsi.al 12 September 2024
Hoti-Ballukut: Në autostradën Thumanë-Kashar u krye vjedhje e

Deputetja e PD-së Elda Hoti, në fjalën e saj replikoi me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku për rrugën Thumanë-Kashar. Hoti theksoi se në rrugën Thumanë-Kashar ka abuzim barbar. Ajo shtoi se autostrada Thumanë-Kashar është vjedhje e hapur, duke shtuar se drejtësia duhet të veprojë.

Elda Hoti: Projekti fillestar i rrugës Thumanë-Kashar u ndryshua. Projekti kishte nyje në Thumanë, por se e ndryshuat. Projekti u ndryshua për llogari të një oligarku. Bllokimi i aksesit të aksit të vjetër është kriminale. Thumanë-Kashar është një kontratë e hapur korrupsioni. Rruga Thumanë-Kashar është 800 milionë vjedhje ndaj qytetarëve.

Rruga në Shqipëri ka kushtuar më tepër se në Çeki. Duhet të veprojë drejtësia, sepse kemi të bëjmë me abuzim barbar. Autostrada Thumanë-Kashar është projekt vjedhjeje dhe u bë për pasurim të oligarkëve të Ramës. Cilësia e punimeve është tepër e dobët, aty është afera e radhës korruptive e qeverisë suaj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI