Policia ka reaguar lidhur me plagosjen e ndodhur pak më herët në Tiranë, ku u qëllua me armë zjarri shtetasi Ervin Nela.
Bëhet me dije se tre autorët e plagosjes janë identifikuar, ku dy prej tyre janë shoqëruar në polici dhe njëri prej tyre është shpallur në kërkim. Ky i fundit është identifikuar si Mario Nela.
Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur "Rrethrrotullimi i 3-shit". I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka sekuestruar gjithashtu në cilësinë e provës materiale një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.