Flash

Orlando Bloom: Roli në "The Cut" më kushtoi jetën

Lapsi.al 11 September 2024
Orlando Bloom: Roli në "The Cut" më kushtoi jetën

Orlando Bloom ka folur së fundmi për ndikimin që ka patur filmi “The Cut” në shëndetin e tij.

Filmi u shfaq si premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, ndërsa Orlando Bloom u shpreh se roli e bëri që të mendonte se “do të vdiste” për shkak të rënies drastike në peshë.

“Isha shumë i uritur gjatë gjithë kohës,” tha Bloom në një intervistë për “People”. “Tri javët e fundit në Londër, para se të fillonim xhirimet, ishin vetëm ton dhe kastravec.

Nga ana tjetër, partnerja e aktorit, këngëtarja Katy Perry, duket se është tronditur jo pak nga transformimi i tij për këtë rol. Madje, kur e pa për herë të parë ajo "thjesht ishte e tmerruar," tregoi Bloom.

Ajo më pa dhe tha: “Më duhet një pije e fortë,” tha aktori për reagimin e partneres së tij. “Ajo ishte vërtet e prekur, por Katy e dinte mirë se çfarë duhej për atë film.”

Perry e mbështeti Bloom gjatë xhirimeve duke mbajtur u kujdesur për fëmijët në shtëpi ndërsa ai ishte larg.

“Ajo ishte aty gjatë gjithë kohës, me fëmijët dhe gjëra të tjera”, tha Bloom për këngëtaren e “Fireworks”. Dyshja janë të dy prindër të vajzës 4-vjeçare, Daisy Dove. Aktori është gjithashtu baba i djalit Flynn, të cilin e ndan me ish-gruan e tij, Miranda Kerr.

Të këshilluara

Beyoncé flet për ndikimin e famës

Beyoncé foli së fundmi për ndikimin e famës. Në një intervistë të re me revistën GQ, këngëtarja u pyet nëse etiketimi si “perfeksioniste” është ndonjëherë ba...

15:32

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI