Flash

Nga Kuvendi drejt ‘Venecias’/ PS kërkon sqarim mbi përplasjen mes Kuvendit e Kushtetueses për Xhaçkën

Lapsi.al 11 September 2024
Nga Kuvendi drejt ‘Venecias’/ PS kërkon sqarim mbi

Dy interpelanca që pritet të ndjellin debat do të jenë në qendër të diskutimit të nesërm në seancën parlamentare.

Çështja “Xhaçka” do të kalojë për herë të tretë në parlament dhe deputetët do të vendosin me votë nëse mandatin e saj do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese apo sërish do të dalin kundër vendimit të saj.

Kreu i grupit të PS, Niko Peleshi, në një prononcim për mediat tha pas mbledhjes me deputetët e PS-së nuk ka një vendim politik për këtë çështje, por secili do të votojë në seancë sipas këndvështrimit të tyre. Peleshi u ndal edhe njëherë te Komisioni i Venecias, të cilit PS do t’i drejtohet për t’i kërkuar një opinion për këtë precedent.

“Ne nuk i diskutojmë vendimet e Kushtetueses, nëse do të keni një kopje, do ta shihni që kjo çështje është në rendin e ditës. Nuk është diskutuar, s’e trajtojmë si vendim politik. Vendimi i Kushtetueses është bërë i njohur do lexohet nga çdo deputet dhe jo PS. Grupi i PS s’ka vendim politik, do votohet në seancë. Do i drejtohemi ‘Venecias’ jo për këtë çështje, por duke u nisur nga kjo çështje, në parim për çdo situatë që mund të paraqitet në të ardhmen”, – tha kreu i grupit të PS, Niko Peleshi.

Çështja “Xhaçka” ka nisur që prej qershorit të vitit 2022, kur opozita kërkoi heqjen e mandatit të saj me argumentin se deputetja socialiste është në konflikt interesi për shkak të titullit investitor strategjik, që bashkëshorti i saj gëzon me vendim qeverie.

Ndërkohë çështja tjetër që pritet të diskutohet në Kuvend lidhet me skandalin e mbetjeve toksike të “Kurum”. Për këtë çështje, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, ka kërkuar një interpelancë me kreun e qeverisë, Edi Rama. Ky i fundit do të jetë në seancë dhe me shumë gjasë do ta zhvillojë vetë interpelancën. Por gjithsesi nuk përjashtohet mundësia e delegimit te zv.kryeministrja apo ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Me sytë katër

PAPARAZZI