Flash

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Gaz Bardhi: Si u paralajmërua ligji i porositur për kreun e ri të Gardës së Republikës

Lapsi.al 11 September 2024
Gaz Bardhi: Si u paralajmërua ligji i porositur për kreun e ri të

Gazment Bardhi, ka postuar një video në rrjetet sociale ku tregon denoncimin e bërë në një nga seancat plenare për arsyen e ndryshimit të ligjit “Për Gardën e Republikës”. Bardhi thotë se ky ndryshim u bë me qëllim dhe me porosi të një personi, Ermal Onuzit, të vendosur tashmë në krye të Gardës.

Po ashtu Bardhi shton se në atë seancë denoncoi me emër dhe mbiemër arsyet e ndyshimeve në ligj, por sipas tij, Rama dhe deputetët e mazhorancës e mohuan. Ai shton se të ndryshosh një ligj, në interes privat të vetëm një njëriu, me porosi dhe paramendim, është korrupsion i konsumuar në sytë e çdo shqiptari.

Reagimi i plotë i Kreut të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhit:

Ligjet me porosi janë shkalla më e lartë e korrupsionit politik, por që tashmë janë kthyer në rutinë për mazhorancën socialiste!

Në 22 Mars 2024 Edi Rama ndryshoi në ligjin “Për Gardën e Republikës” kriteret që duhet të plotësojë Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës. Ndryshimet e porositura synonin që të emëronin në krye të Gardës, porositësin e ndryshimeve ligjore. Me emër dhe mbiemër në atë seancë plenare denoncova arsyet e ndyshimeve në ligj. Edi Rama dhe deputetët e tij e mohuan.

Por, denoncimi ishte i vërtetë dhe koha e provoi.

Në 10 Shtator 2024, Edi Rama emëroi në krye të Gardës së Republikës porositësin e ndryshimeve ligjore. Me firmë personale të Edi Ramës, në krye të Gardës së Republikës është emëruar Ermal Onuzi, që sipas ligjit të pandryshuar nuk i plotësonte kriteret ligjore.

Të ndryshosh një ligj, në interes privat të vetëm një njëriu, me porosi dhe paramendim, është korrupsion i konsumuar në sytë e çdo shqiptari. Ky korrupsion i konsumuar në bashkëpunim nga Edi Rama dhe deputetët e tij nuk mund të mbetet i pandëshkuar. Ndryshe vijon qetësisht parimi: “Një drejtësi për Edi Ramën, dhe një drejtësi tjetër të ndryshme për këdo tjetër”!

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI