Flash

Finalizohet divorci i Joe Jonas dhe Sophie Turner

Lapsi.al 11 September 2024
Finalizohet divorci i Joe Jonas dhe Sophie Turner

Divorci i Joe Jonas dhe Sophie Turner është finalizuar.

Ndarja e ish-çiftit u finalizua pak më shumë se një vit pasi këngëtari  paraqiti një padi për t’i dhënë fund martesës së tij me aktoren e “Game of Thrones”.

Dyshja nisën romancën në vitin 2016 dhe u martuan në një ceremoni të paplanifikuar në Las Vegas më 1 maj 2019, në The Little White Chapel. Ata mirëpritën në jetë vajzën e tyre të parë, Willa, në vitin 2020, ndërsa dy vite më pas erdhi në jetë edhe Delphine. Jonas paraqiti kërkesën për divorc në fillim të shtatorit të vitit të kaluar.

Divorci u përqëndrua kryesisht në një grindje të ashpër për kujdestarinë mbi dy vajzat e tyre.

Menjëherë pas postimit të një deklarate të përbashkët në mediat sociale në shtator 2023, duke njoftuar se “kemi vendosur reciprokisht për t’i dhënë fund martesës sonë”, Turner ngriti një padi kundër Jonas duke e akuzuar atë për “rrëmbim të fëmijëve”.

Të këshilluara

Angela Basset fiton çmimin e parë Emmy

Angela Basset e cila ka fituar gjithsej nëntë nominime në karrierë për Emmy – mori çmimin për transmetuesin më të mirë në Emmys të Arteve Kreative 2024  për pun...

20:49

Eminem rikthehet në skenën e VMA-s

Eminem do të kthehet në skenën e VMA-s për të hapur shfaqjen e cila do të mbahet të mërkurën mbrëma. Artisti, do të rikthehet në skenën e shfaqjes për herë t...

18:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI