Flash

Erdogan thirrje Putin: Kthejani Krimenë Ukrainës!

Lapsi.al 11 September 2024
Erdogan thirrje Putin: Kthejani Krimenë Ukrainës!

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan i bëri thirrje Rusisë që t’i kthejë Krimenë Ukrainës, të cilën Moska e ka në pronësi që nga viti 2024. Në një video-mesazh drejtuar Samitit të Liderëve të Platforma e Krimesë, nënvizoi se kthimi i Krimesë në Ukrainës është një kërkesë e së drejtës ndërkombëtare.

“Mbështetja jonë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës është e palëkundur. Kthimi i Krimesë në Ukrainë është një kërkesë e ligjit ndërkombëtar”, tha Erdogan, duke nënvizuar qëndrimin e Turqisë kundër aneksimit të Krimesë nga Rusia në 2014.

Gjithashtu Erdogan theksoi se Turqia nuk e kishte njohur kurrë aneksimin e Krimesë, për të cilën ai tha se kishte përkeqësuar gjendjen e banorëve të rajonit dhe nënvizoi të drejtën e tatarëve të Krimesë për të jetuar lirë, të sigurt dhe në paqe në atdheun e tyre.

Në përfundim të fjalës së tij, presidenti turk shprehu dëshirën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përmes një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, të bazuar në integritetin territorial dhe pavarësinë e vendit.

Të këshilluara

Zelensky: Fitorja e Ukrainës varet nga SHBA

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se plani i Ukrainës për të mposhtur Rusinë varet nga mbështetja e Uashingtonit. Këto deklarata ai i bëri pas takim...

19:58

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI