Flash

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Berisha sot në 12:00 para prokurorëve, përgatitet protesta në SPAK

Lapsi.al 11 September 2024
Berisha sot në 12:00 para prokurorëve, përgatitet protesta

Sot, 11 shtator 2024, lideri i opozitës, Sali Berisha thirret për herë të dytë në SPAK.

Deputetë dhe pjesëtarë të strukturave të PD-së do të jenë të pranishëm sot në orën 12:00 përpara SPAK.

Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka dhe kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi kanë kërkuar mobilizimin e deputetëve dhe strukturave për të mbështetur kryedemokratin, sipas tyre, në përballjen e tij të radhës me drejtësinë politike, nën dirigjimin e kryeministrit Edi Rama.

Lideri i opozitës, Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023.

Mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD për protestë ditën e mërkurë:

“Të dashur miq. Ditën e mërkurë në ora 12:00 kryetari i PD Prof.  Dr. Sali Berisha do shkojë pranë organizatës kriminale të SKAP. Të mobilizohemi të gjithë maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën, kundër narkodrejtësisë”.

Mesazhi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD për protestë ditën e mërkurë:

“Të nderuar kolegë, të mërkurën në 12:00, do të jemi përpara SPAK, sipas njoftimit që është bërë publik. Ndërkohë, mbledhjen e radhës së Grupit Parlamentar, lidhur me seancën plenare, do ta zhvillojmë, të enjten, ora 09:00, në seli. Ju falënderoj”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI