Flash

Berisha: Rama dhe Sorosi krijuan një drejtësi monstër!

Lapsi.al 11 September 2024
Berisha: Rama dhe Sorosi krijuan një drejtësi monstër!

Sali Berisha, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me komunikimin e akuzës që iu bë sot në ambientet e SPAK. Berisha tha se u deklarova mercenarëve, grupit të strukturuar kriminal, sipas tij, prokurorëve Kraja dhe Mellonai, se dokumenti i paraqitur është një piramidë mashtrimi. Ai shtoi se ai dokument tregon se Edi Rama dhe ata që ndihmuan, që kryen reformën e Xhorxh Sorosit, sipas tij, iu dhanë shqiptarëve një monstër që nuk e kanë pasur kurrë të tillë nga ditët më të zeza të diktaturës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju misionare dhe misionarë të një misioni, të një kauze të madhe dhe të drejtë. Të kauzës së përmbysjes së narkoshtetit, krijimit të qeverisë teknike. Kauzës së zgjedhjeve të lira dhe fitores së opozitës. Të dashur miq, sot unë në zyrat e krimit, në zyrat e krimit të narkoshtetit, u deklarova mercenarëve, grupit të strukturuar kriminal Dumani-Damani, njëqind herë më i mirë Nuredini se Altini, Krajës dhe Mellonait, ish-oficerit të Sigurimit të Shtetit dhe ndrikullës së bandave, motrës sibiologjike të Taulantit me shumë mbiemra, se dokumenti juaj është një piramidë mashtrimi.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, dokumenti që ata kanë shkruajtur për katër vite tejkalon çdo imagjinatë në poshtërsinë, në mashtrimin, në falsifikimin, në vetëposhtërimin e njeriut. Ai dokument tregon se Edi Rama dhe ata që ndihmuan, që kryen reformën e Xhorxh Sorosit, iu dhanë shqiptarëve një monstër që nuk e kanë pasur kurrë të tillë nga ditët më të zeza të diktaturës.

Krijuan te shqiptarët një grup të strukturuar kriminal, një organizatë kriminale që nuk njeh asnjë ligj, asnjë moral, asnjë Kushtetutë, asnjë normë njerëzore, por i kapur kokë e këmbë me krimin është i aftë me dorën e zezë të shkruajë çdo gjë, të vjedhë çdo gjë, të mbulojë çdo gjë, të rrëmbejë çdo gjë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI