Flash

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, policia aksion të beftë për kapjen e vëllezërve Frroku, del duarbosh

Lapsi.al 10 September 2024
Vrasja e dyfishtë në Velipojë, policia aksion të beftë

Policia e Shkodrës ka zhvilluar një kontroll blic në plazhin e Velipojës me qëllim arrestimin e vëllezërve Edmir dhe Gëzim Frroku, të dyshuar si autorë të vrasjes së dyfishtë të shtetasve Ersild Ishmi, 33 vjeç, dhe kunatit të tij Arsid Hoxha, 22 vjeç.

Megjithatë, operacioni nuk rezultoi i suksesshëm, pasi vëllezërit Frroku nuk u gjetën në banesën ku policia kishte informacion se ata ndodheshin. Forcat policore rrethuan zonën, por pas kontrolleve të hollësishme u konstatua se asnjëri prej tyre nuk ishte i pranishëm

Ende mbetet e paqartë nëse vëllezërit nuk kanë qenë aty, apo janë larguar para mbërritjes së policisë. Pavarësisht dështimit të këtij kontrolli, policia e Shkodrës vijon përpjekjet për t'i arrestuar, duke mbajtur në monitorim situatën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI