Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Korçë/ Partnerja e tij 14-vjeçare solli në jetë fëmijën, gjykata lë në burg 21-vjeçarin

Lapsi.al 10 September 2024
Korçë/ Partnerja e tij 14-vjeçare solli në jetë

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 21 vjeçarin, i cili akuzohet për mardhënie seksuale me të mitur. Dritson Kurti u vendos në pranga 4 ditë më parë, pasi partnerja e tij e mitur solli në jetë foshnjën e tyre në maternitetin e Korçës.

Pas arrestimit nga policia familjarët kanë kërkuar lirimin e 21-vjeçarit me pretendimin se komuniteti i tyre i ka zakon martesat në moshë të vogël. Gjithashtu edhe 14-vjeçarja ka kërkuar lirimin e partnerit të saj duke shpjeguar se martesa është bërë me pëlqimin e prindërve të saj. Kujtojmë se prej 1 viti ata bashkëjetonin me njëri tjetrin në banesën e 21-vjeçarit në Korçë, i cili jeton me gjyshen.

Në një deklaratë për mediat, e mitura u shpreh se “Ai s’më ka marrë me zor! Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha”.

14-vjeçarja: Kam një vit që njihem me bashkëshortin. Jemi njohur ne Elbasan. Ju thashë dje prindërve të mi. Ata ranë dakord.

Kam një fëmijë përse ta arrestojnë. Ai s’më ka marrë me zor. Dua që të lirohet burri im, kush do më ushqejë mua po fëmijën tim?! Dua të ma lironi që sot. Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha.

Punonte ai që më sillte për të ngrënë më shtëpi. Punonte dy punë edhe ditën edhe natën për të më sjellë bukë në shtëpi. Dua të ma lirojnë. Më kanë ardhur mami me babin nga Miloti, unë s’kam dhënë asnjë deklaratë në polici, por që dje jam njoftuar për burrin që e kam në polici."

Kujojmë se arrestimi i 21-vjeçarit erdhi pasi një 14-vjeçarje ka sjellë në jetën foshnjën e saj në maternitetin e Korçës. Pas deklarimeve, 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës.

“Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare. Pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës”, njoftoi policia.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të martë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 99.3 lekë dhe do shitet me 100 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 89.8 lekë dhe do shitet...

08:23

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI