Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Goditet një rast i shpërndarjes së drøgave të forta, arrestohet 20-vjeçari

Lapsi.al 10 September 2024
Goditet një rast i shpërndarjes së drøgave të forta,

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar për shitje të lëndëve narkotike. I riu u kap në zonën e ish-stacionit të Trenit në kryeqytet. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij policia i gjet dhe sekuestroi në cilësinë e provës, qindra doza me lëndë narkotike (sintetike) LSD.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza. Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Sekuestrohen qindra doza me lëndë të dyshuara narkotike (sintetike) LSD. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stacioni”. Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Në afërsi të ish-Stacionit të Trenit, Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 20-vjeçarin, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës, qindra doza me lëndë narkotike (sintetike) LSD. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të martë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 99.3 lekë dhe do shitet me 100 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 89.8 lekë dhe do shitet...

08:23

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI