Flash

Shehaj: Rama mundet me qeveri të pakorruptuar, jo me qeveri teknike

Lapsi.al 9 September 2024
Shehaj: Rama mundet me qeveri të pakorruptuar, jo me qeveri teknike

Qeveria teknike nuk është zgjidhja që presin qytetarët nga opozita, sipas Agron Shehajt, që duket se nuk është dakort me kërkesën e demokratëve drejtuar Edi Ramës para zgjedhjeve të 2025. Kreu i Mundësia thotë se nuk do të bëjë opozitën e opozitës me partinë e tij, por ajo që kërkojnë qytetarët është një qeveri e pakorruptuar, jo qeveri teknike thotë ai në një takim me simpatizantë në Vlorë.

“Asnjë nga partitë e mëparshme nuk kanë patur besueshmëri që ne kemi bashkëthemeluar, asnjë nga partitë e mëparshme. Të gjitha kanë tentuar të imitojnë njëra tjetrën dhe të imitojnë partitë në pushtet.

Ne nuk po bëjmë asgjë nga ato që kanë bërë ata më përpara.

Nuk me keni dëgjuar që sulmoj opozitën, sepse s’jemi në opozitë për të bërë opozitën e opozitës, por jemi në opozitë për të bërë opozitë më mirë se e bëjnë të tjerët.

Po ne jemi në garë edhe me opozitën tjetër, por jemi në garë me ata jo për të mundur ata, jo për të sulmuar ata, por jemi në garë për të bërë një opozitë më të mirë, ashtu siç ne e mendojmë

Një opozitë të vërtetë, një opozitë që flet për problemet dhe atë që njerëzit duan. Ju mendoni që njerëzit duan një qeveri teknike? Mendoni që zgjidhja është qeveri teknike? Jo!

Njerëzit duan një qeveri të pakorruptuar dhe nuk duan një qeveri të pakorruptuar thjesht se është një çështje etike.

E duan një qeveri të pakorruptuar se janë të vetedijshëm që nëse do ketë një mundësi për fëmijet e tyre, për një të ardhmë të fëmijëve të tyre në Shqipëri, ajo mundësi do të vijë” u shpreh Shehaj.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI