Flash

Sabrina Carpenter dhe Barry Keoghan i japin fund lidhjes?

Lapsi.al 9 September 2024
Sabrina Carpenter dhe Barry Keoghan i japin fund lidhjes?

Sabrina Carpenter dhe Barry Keoghan  i kanë dhënë fund lidhjes së tyre - por është e paqartë nëse kjo është vetëm për tani apo përgjithmonë.

Këngëtarja 25-vjeçare e "Espresso" dhe aktori 31-vjeçar i "Saltburn" janë "ndarë përfundimisht" pas "zënkave" së fundmi", tha një burim për Entertainment Tonight.

Megjithatë, ata thonë se dera mbetet e hapur për pajtim, me një burim që i tha gazetës "ka një shans që ata të kthehen së bashku".

Për pjesën më të madhe të vitit, dyshja kanë bërë bujë pasi aktori irlandez mbështeti performancat e  Carpenter në shfaqjet ndërkombëtare të Taylor Swift Eras Tour dhe ata pozuan së bashku në Met Gala në maj.

Në qershor, Keoghan luajti si personazhi i dashurisë në videoklipin muzikor për këngën e Carpenter "Please Please Please", të cilin ai gjithashtu besohet se e ka frymëzuar, duke pasur parasysh tekstin: "Kam dëgjuar që je një aktor.”

E pyetur nga Rolling Stone në një intervistë të botuar atë muaj nëse Keoghan ishte me të vërtetë i dashuri i saj, Sabrina u shpreh: "Si t'i përgjigjem kësaj pyetjeje?"

Megjithëse nuk ndau detaje, ajo e pranoi interesin e publikut për jetën e saj të dashurisë.

“Natyrisht, unë shkruaj këngë pikërisht për atë se si ndihem, kështu që mendoj se nuk mund të habitem aq shumë që njerëzit janë të interesuar se për kë dhe për çfarë kanë të bëjnë ato këngë,” tha ajo.

Të këshilluara

Selena Gomez bëhet miliardere

Selena Gomez është bërë zyrtarisht një miliardere, me Bloomberg që raportoi të premten se aktorja ka një pasuri neto prej 1.3 miliardë dollarësh. Media kredi...

12:36

Ndahet nga jeta reperi Rich Homie Quan

Reperi Rich Homie Quan është ndarë nga jeta në moshën 33 vjeçare. Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Fulton tregoi se Spitali Grady Memorial i njoftoi at...

18:57

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI