Flash

Rënia e numrit të nxënësve/ Mbyllen gjashtë shkolla dhe disa klasa në qarkun e Korçës

Lapsi.al 9 September 2024
Rënia e numrit të nxënësve/ Mbyllen gjashtë shkolla dhe

Në qarkun e Korçës 21080 nxënës kanë nisur sot vitin e ri shkollor 2024-2025. Numri i nxënësve të regjistruar në krahasim me vitin e kaluar ka pësuar rënie të dukshme ku për pësojë janë mbyllur edhe disa shkolla e klasa.

Sipas të dhënave 1302 nxënës janë regjistruar këtë vit në klasën e parë krahasuar me 1698 që ishin një vit më parë. Po ashtu, numri i regjistrimeve në klasën e dhjetë këtë vit shkollor është 1277, përkundrejt 1779 nxënësve në vitin e kaluar.

Për shkak të numrit të ulët të nxënësve, në ZVAP Kolonjë, është mbyllur shkolla e ciklit fillor Kodras dhe në ZVAP Devoll shkolla e ciklit fillor Kapshticë. Po ashtu edhe në Maliq janë mbyllur 4 shkolla fillore. Janë mbyllur klasa në shkollat e fshatrave Shqitas, Podgorie, Vreshtas, Zemblak, Orman, Strelce, Marjan.

Në shkollën Kamenicë, u mbyllen 2 klasa të ciklit fillor dhe një klasë e ciklit të lartë. Edhe në shkollën Floq u mbyll 1 klasë e ciklit të lartë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.3 lekë dhe do të shitet me 100 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 89.4 lekë dhe do shitet me...

08:07

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI