Flash

Rama mbledh menjëherë kryesinë e re një ditë pas asamblesë së PS-së

Lapsi.al 9 September 2024
Rama mbledh menjëherë kryesinë e re një ditë pas

Mësohet se kjo mbledhje bëhet për të nisur organizimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që pritet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Kujtojmë që një ditë më parë Asambleja Kombëtare e PS-së zgjodhi anëtarët e kryesisë së re të partisë, ashtu si edhe përbërjen e sekretariatit, mes emrave të propozuar nga Kryeministri Edi Rama.

Në përfundim të procesit të votimit, sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi, i cili u rizgjodh në këtë detyrë, bëri të ditur edhe përbërjen e re të forumit më të lartë.

Jashtë kryesisë së PS-së kanë mbetur emra si Olta Xhaçka, Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, i cili ndodhet në burg dhe Armando Subashi.

Nga emrat që nuk arritën të fitojnë edhe pse u propozuan nga kryesocialisti Rama janë Delina Ibrahimaj dhe Klotilda Bushka nga gratë, Vangjel Tavo dhe Pirro Vengu nga burrat.

Pjesë e kryesisë së re do të jenë në bazë të statutit të gjithë sekretarët e partisë dhe drejtuesit politikë të qarqeve. Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi bëri me dije emrat e kryesisë së re të PS, që përbëhet nga 5 burra dhe 5 gra.

Ata janë: Albana Koçiu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla, Arben Pëllumbi, Erion Braçe, Eduart Shalsi, Igli Hasani, Toni Gogu. Asambleja ka votuar për kryesinë e re që do përbëhet nga 10 emra. Për votim kryeministri propozoi 14 emra, 7 gra e 7 burra.

Anëtarët e rinj të kryesisë së PS-së:

Albana Koçiu,

Anila Denaj,

Etilda Gjonaj,

Klodiana Spahiu,

Lindita Nikolla,

Arben Pëllumbi,

Erion Braçe,

Eduart Shalsi,

Igli Hasani,

Toni Gogu.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.3 lekë dhe do të shitet me 100 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 89.4 lekë dhe do shitet me...

08:07

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI