Flash

Rama jep leksione për korrupsionin: Sa më shumë duar të pastra të merren me politikë, aq më shumë gjëra të mira bëhen

Lapsi.al 9 September 2024
Rama jep leksione për korrupsionin: Sa më shumë duar të

Kryeministri Edi Rama, ka folur për politikën duke thënë se është bërë sinonim i së keqes, por shtoi se nuk mjafton të thuash se të gjithë politikanët janë njësoj apo s’dua t’ia di për këtë fushë.

Rama u shpreh se sa më shumë duar të pastra të merren me politikë, aq më shumë gjëra të mira bëhen.

“Në fund të fundit, më e rëndësishmja është t’i japim politikës mundësinë të përdoret nga sa më shumë duar të mira. Politika është bërë sinonim i së keqes. Jo se politika nuk bën keq kur bie në duar të mbrapshta, por politika ka bërë dhe të gjitha gjërat që e ka ndihmuar njeriun të organizohet në shoqëri dhe ka bërë shoqëria të lulëzojë.

Nuk mjafton të thuash politikanët janë të gjithë njësoj, ose të thuaj s’dua t’ia di për politikën. Politika merret me ty, merresh apo nuk merresh tu me politikën. Prandaj sa më shumë duar të pastra të merren me politikën, aq më shumë gjëra të mira bëhen. Duke ikur nuk është zgjidhja, duke i qëndruar afër dhe duke ndarë me të tjerë punë të përbashkët, sjell ndryshimin për të mirën e të gjithëve.

Sot jemi në pikën ku alternativa e qeverisjes së PS, ushqehet nga urrejtja ndaj nesh, nga mllefi, apo nga të dyja që degëzohen në qasje dhe veprime destruktive ose në disa degëzime ku njerëz që i thonë vetes të rinj, që përveç moshës të re nuk kanë asgjë të re, përpiqen të mbingopin të tjerët me iluzione.

Por, qeverisja nuk është një burim iluzionesh, por një përgjegjësi e madhe për të çuar vendin dhe njerëzit në drejtimin e duhur, duke arritur objektiva që kërkojnë, punë, dije, eksperiencë, harmonizimin e të gjithë gjërave bashkë”, tha kreu i qeverisë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI