Flash

Plas te Komisioni i Ligjeve/ Çupi: T’ju vijë turp e të ulni kokën

Lapsi.al 9 September 2024
Plas te Komisioni i Ligjeve/ Çupi: T’ju vijë turp e të

Komisioni i Ligjeve ka nisur me debate ditën e sotme mes deputetes Dhurata Çupi dhe kryetares së komisionit Klotilda Bushka. Deputetja demokrate ka kërkuar shkurtimin të rendit të ditës, pasi nuk mund të kalojnë ligje dhe më pas t'i rrëzojë Gjykata Kushtetuese. Po ashtu Çupi ka theksuar se komisioni i ligjeve nuk mund të bëhet me një po një jo një ndoshta. Ndërsa Bushka nga ana tjetër ka shtuar se ata nuk mund të uzurpojnë Komisionin.

Pjesë nga debati:

Dhurata Çupi: Nuk mund të bëjmë sikur kalojmë ligje, nëse keni interes të kaloni një ligj të lobuar nga qeveritarë apo biznese pranë qeverisë, bëjeni. Por duhet të jemi të përgjegjshëm. Këtu kemi aktin normativ për buxhetin dhe ligje të rëndësishme. Kemi ligje të rëndësishme vetëm këtë vit jemi mbledhur disa herë në Këshillin e legjislacionit për vendimet e Kushtetueses, duhet t’ju bëjë me turp e të ulni kokën. Shkurtoni rendin e ditës, nuk mund të kalojmë ligje kështu që Gjykata Kushtetuese të na i rrëzojë më pas. Ndaj merr masa.

Çyrbja: Sa i përket infrastrukturës në shkolla, jeni e lutur të vini me mua që të shihni investimet e bëra në shkollat e Durrësit.

Çupi: Nuk mund të bëhet komisioni i ligjeve një po një jo një ndoshta.

Bushka: Nuk e di si jeni mësuar ju por nuk mund të uzurponi komisionin.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI