Flash

Mbledhja me dyer të mbyllura në PS/ Rama i tregon kufijtë Veliajt në Tiranë

Lapsi.al 9 September 2024
Mbledhja me dyer të mbyllura në PS/ Rama i tregon kufijtë Veliajt

Një ditë pas Asamblesë Kombëtare, kryeministri Edi Rama mblodhi pasditen e kësaj të hëne një takim me Kryesinë e re. Nga ajo që raportohet për diskutimet me dyer të mbyllura Rama ka dhënë porositë për fushatën zgjedhore të 2025-ës. Ai u ka kërkuar anëtarëve të rinj të kryesisë që të nisin përgatitjet për zgjedhjet 2025 dhe të angazhohen në terren.

Sipas të njëjtave burime, Rama ka përcaktuar edhe se si do të ndahet puna mes tre drejtuesve politikë të Tiranës, Erion Veliaj, Elisa Spiropalit dhe Ogerta Manastirliut. Rama ka përcaktuar që Veliaj të jetë drejtues politik për bashkinë e Tiranës dhe jo për të gjithë qarkun. Manastirliu do të merret me organizimin në strukturat e partisë ndërsa Spiropali do merret me strukturën e partisë në bashkitë e tjera të qarkut: Kamëz, Vorë, Rrogozhinë dhe Kavajë.

Kryeministri Rama ka kërkuar angazhim më të madh edhe në takime me diasporën. Veç Taulant Ballës që do të jetë drejtuesi politik për Diasporën, në grupin që do të organizojë punën dhe takimet do të jetë edhe Romina Kuko, anëtare e Kryesisë dhe kryetare e këshillit Bashkiak të Tiranës, Igli Hasani, ministër i Jashtëm dhe Zerina Bruci, sekretare për Diasporën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI