Flash

I zhdukur prej 3 ditësh në Valbonë, ndërpriten kërkimet për turistin lituanez

Lapsi.al 9 September 2024
I zhdukur prej 3 ditësh në Valbonë, ndërpriten kërkimet

Mbetet mister fati i 34-vjeçarit lituanez, i cili kishte ardhur si turist dhe rezulton i humbur në Valbonë. Në ditën e 3-të të kërkimeve, forcat operacionale nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë të turistit.

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Shqipërisë pranoi një thirrje në 7 shtator nga një bujtinë se një klient i saj ka dalë për në majën e Rosit, Valbonë duke lënë të gjitha sendet personale në bujtinë pasi planifikonte të kthehej serish aty por pa mundur, shtetasi lituanezë me iniciale T.K lindur më 1990 ka humbur kontaktet në datën 06.09 tetor.

Në ditën e parë është kryer kontrolli nga ajri dhe toka i zonës përreth majës së Rosit. Në diten e dytë të operacionit të kërkim shpëtimit në Valbonë u krye kontrolli i një territori më të gjerë për turistin me shtetësi Lituaneze i cili ka humbur kontaktet tashmë prej më shumë se 72 orësh, operacion në të cilin janë perfshirë skuadrat e Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Shqipërisë, Shërbimit të Kërkim Shpëtimit të Kosovës, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, banorët e zonës etj.

Edhe pas kërkimeve të fundit nuk është gjetur asnjë shenjë nga turisti, operacioni i kërkim shpëtimit është ndërprerë deri në një informacion të dytë. Policia ka përsëritur thirrjen që nëse e keni hasur diku apo keni ndonjë informacion të kontaktoni me policinë e shtetit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI