Flash

I shiste dozën e radhës një gruaje në Itali, arrestohet shqiptari me kókainë dhe euro cash

Lapsi.al 9 September 2024
I shiste dozën e radhës një gruaje në Itali, arrestohet

Dy të rinj u arrestua nga karabinierët gjatë fundjavës së kaluar në Milano, teksa u kapën në flagrancë duke shkëmbyer kokainë.

I arrestuari kryesor është një shqiptar 29-vjeçar, emigrant i paligjshëm, që akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike, kurse vajza 33-vjeçare dyshohet si një konsumatorë e drogës dhe po trajtohet me hetim të veçuar. Mediat raportuan se agjentët e kishin në ndjekje të dyshuarin, i cili bënte lëvizje të çuditshme në zonën e "Scalo Farinit".

Në momentin që ishte duke udhëtuar përgjatë “Via Valtellina”, karabinierët e vunë re 29-vjeçarin që u ndal përmes Curio Dentato dhe pak minuta më pas brenda hipi një 33-vjeçare. Të dy kanë bërë një shkëmbim të dyshimtë dhe në këtë moment policia realizoi ndërhyrjen.

Nga kontrolli i parë u kap doza që po shitej, me 1,44 gramë, por në mjet dhe trupin e të riut u zbuluan prova të tjera, si doza të gatshme me peshë mbi 24 gramë kokainë, në dorezën e makinës 120 euro cash, ndërsa në portofolin e 29-vjeçarit kishte edhe 490 euro të tjera në kartëmonedha të prerjeve të vogla.

Shqiptari rezultoi se ishte një emigrant i paligjshëm në Itali dhe pa aktivitet pune. Ai është arrestuar menjëherë për posedim të lëndëve narkotike për qëllime trafiku. Gruaja e përfshirë në shkëmbim do t'i nënshtrohet hetimeve të mëtejshme për të sqaruar pozicionin e saj.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.3 lekë dhe do të shitet me 100 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 89.4 lekë dhe do shitet me...

08:07

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI