Flash

Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë "Rafale"

Lapsi.al 9 September 2024
Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë "Rafale"

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill së fundmi ka komentuar blerjen e avionëve luftarakë francezë nga Serbia. Hill gjatë fjalës së tij ka theksuar rëndësinë e këtij veprimi në aspektin strategjik.

Në një deklaratë të shpërndarë nga mediat në Maqedoni, Hill vuri në dukje se Serbia nuk po blen thjesht avionë, por po forcon edhe marrëdhëniet me forcat ajrore të NATO-s.

“Mendoj se Serbia po merr vendime strategjike të rëndësishme. Blerja e avionëve ‘Rafale’ është vetëm një pjesë e saj. Ky veprim tregon angazhimin e Serbisë për të forcuar lidhjet me NATO-n, dhe kjo ka rëndësi të madhe,” tha ambasadori Hill.

Ai gjithashtu theksoi se këto zhvillime nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me situatën në Kosovë, por ato nuk e përjashtojnë nevojën për të adresuar çështjet në terren. Hill nënvizoi se vizitat e fundit të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz në Serbi tregojnë një ndryshim të qartë në qasjen e Beogradit dhe mbështetjen e Serbisë në zgjedhjet e saj strategjike.

“Ne nuk jemi këtu për t’i diktuar Serbisë se çfarë të bëjë, por shohim se vendimet e saj po shkojnë në drejtimin e duhur,” shtoi diplomati amerikan.

Ndërkohë, Perëndimi vazhdon të shpresojë për një ndryshim të qëndrimit të Serbisë në lidhje me marrëdhëniet me Kosovën. Ditët e fundit, i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, njoftoi se Serbia ka tërhequr letrën e saj të vitit të kaluar, ku shprehte rezerva për Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI