Flash

Cisterna e karburantit përplaset me kamionin në Nigeri, 48 të νdekur

Lapsi.al 9 September 2024
Cisterna e karburantit përplaset me kamionin në Nigeri, 48 të

Të paktën 48 persona kanë humbur jetën në shtetin nigerian qendror të Nigerit, pasi një cisternë karburanti u përplas me një kamion që transportonte pasagjerë dhe bagëti, tha agjencia e vendit për fatkeqësitë. Agjencia Shtetërore e Menaxhimit të Emergjencave të Nigerit tha se përplasja ndodhi rreth orës 00:30 me orën lokale të dielën dhe shkaktoi një shpërthim që përfshiu të dy automjetet.

Drejtori i përgjithshëm i agjencisë, Abdullahi Baba-arah, tha se ekipet e reagimit ishin dërguar në vendngjarje për të menaxhuar situatën. Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe një sërë automjetesh të tjera. Pamjet e marra nga vendi i ngjarjes menjëherë pas ngjarjes tregojnë dy automjetet, të cilat janë djegur tërësisht, si dhe një numër bagëtish të ngordhura.

Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters pas incidentit, një punonjës i shpëtimit emergjent tha se ata po punonin për të gjetur trupa, si dhe kafshë të ngordhura që ishin ende brenda automjetit.

Sipas mediave shtetërore, një varrim masiv po bëhet për viktimat. Guvernatori Umaru Bago tha se ai ishte “i tmerruar nga incidenti fatkeq” dhe çoi një mesazh ngushëllimi për familjet e viktimave.

Të këshilluara

Sondazhi: Trump kalon para Kamala Harris

Sipas sondazheve të fundit shanset që ish-presidentit Donald Trump të fitojë në zgjedhjet e 5 nëntorit janë më të lartat që kanë qenë në më shumë se një muaj. P...

19:18

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI