Flash

Bllokada e pikave kufitare me Kosovën nga persona të maskuar, reagon BE

Lapsi.al 9 September 2024
Bllokada e pikave kufitare me Kosovën nga persona të maskuar, reagon

Me anë të zëdhënësit Peter Stano, BE-ja ka reaguar për bllokimin e pikave kufitare me Kosovën nga persona të maskuar në Serbi.

Stano është shprehur se liria e tubimeve paqësore, duke respektuar ligjin është thelbësore në çdo demokraci, por sipas tij, tubimet e 6 shtatorit nuk bëjnë pjesë në këtë kategori.

“Liria e tubimit paqësor, duke respektuar ligjin, është absolutisht thelbësore në çdo demokraci. Megjithatë, personat e maskuar në Serbi, pranë pikave të përbashkëta të kalimit, që bllokojnë trafikun që vjen nga Kosova dhe frikësojnë udhëtarët, nuk bëjnë pjesë në këtë kategori”, tha Stano për Klan Kosova.

Më tej, zëdhënësi i BE-së tha se marrëveshja e dialogut e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes, e përcakton qartë parimin e lirisë së lëvizjes brenda ose përmes territorit të palës tjetër.

“Është përgjegjësi e secilës palë që t’i zbatojë ato dispozita në territorin e saj, në këtë rast Serbisë”, tha Stano.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI