Flash

Raporti/ Elon Musk do të jetë trilioneri i parë në botë

Lapsi.al 8 September 2024
Raporti/ Elon Musk do të jetë trilioneri i parë në botë

Elon Musk është në hapat për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027. Lajmin e jep “Informa Connect Academy”, një organizatë që gjurmon pasuritë në botë. Ajo ka bërë një analizë për prodhuesin e makinave elektrike Tesla, kompanisë private të raketave SpaceX dhe platformën e mediave sociale X (ish-Twitter).

Pasuria e Musk është rritur me një normë mesatare vjetore prej 110%. Ai është personi më i pasur në botë, me 251 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Analiza sugjeron se themeluesi i konglomeratit të biznesit Gautam Adani nga India do të bëhet i dyti që do të arrijë statusin e trilionerit. Kjo thuhet se do të ndodhë në vitin 2028 nëse norma e tij vjetore e rritjes së pasurisë do të mbetet në 123%.

Jensen Huang, shefi ekzekutiv i firmës së teknologjisë Nvidia dhe Prajogo Pangestu, manjati indonezian i energjisë dhe minierave, mund të bëhen gjithashtu trilionerë në vitin 2028 nëse trajektoret e tyre mbeten të tilla.

Bernard Arnault, shefi i LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton dhe personi i tretë më i pasur në botë me rreth 200 miliardë dollarë, është në rrugën e duhur për të arritur 1 trilion dollarë në vitin 2030, në të njëjtin vit me Mark Zuckerberg, CEO i Meta.

Një pjesë e vogël kompanish e kanë arritur tashmë shumën 1 trilion dollarë. Berkshire Hathaway ishte e para që njoftoi arritjen kur themeluesi i saj, Warren Buffett festoi ditëlindjen e tij të 94-t.

Nvidia iu bashkua klubit të 1 trilion dollarëve në maj 2023 dhe në qershor arriti 3 trilionë dollarë, duke e pozicionuar atë në atë kohë pas Microsoft dhe para Apple si kompania e dytë më e vlefshme në botë.

Miliarderin e parë në botë u shpall në vitin 1916. Ai ishte John D. Rockefeller i SHBA-së, themeluesi dhe në atë kohë aksioneri më i madh i Standard Oil . Shumë akademikë e shohin akumulimin e pasurisë së madhe si një sëmundje sociale.

Një raport llogariti se 1% e njerëzve më të pasur të botës shkaktojnë më shumë emetime të karbonit, shkaku kryesor i krizës klimatike, sesa 66% e njerëzve më të varfër. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sondazhi: Trump kalon para Kamala Harris

Sipas sondazheve të fundit shanset që ish-presidentit Donald Trump të fitojë në zgjedhjet e 5 nëntorit janë më të lartat që kanë qenë në më shumë se një muaj. P...

19:18

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI