Flash

Nick Cannon flet për martesën me Mariah Carey

Lapsi.al 8 September 2024
Nick Cannon flet për martesën me Mariah Carey

Nick Cannon ka folur së fundmi për martesën me Mariah Carey.

43-vjeçari ka 12 fëmijë me gra të ndryshme, duke përfshirë binjakët 13-vjeçarë Monroe dhe Moroccan me këngëtaren Mariah, 55 vjeç, me të cilën ai ishte i martuar për gjashtë vjet para se të ndaheshin në 2014.

Ai tani ka thënë në Fox Fall Press Day në lidhje me komentet e tij të fundit se ai "absolutisht" do të kthehej së bashku me ish-in e tij: "Po, ajo nuk më do mua. Ajo nuk i pëlqen më sjelljet e mia qesharake.”

Nick i tha E! News në gusht  se ai shpresonte që të riktheheshin.

Ai tha në atë kohë: "Ne jemi bërë për njëri tjetrin", përpara se të shtonte se "absolutisht" do të ribashkohej me pesë herë fituesen e Grammy - duke shtuar se do të ishte "marrëzi" nëse nuk do ta bënin.

Që nga ndarja, Nick dhe Mariah kanë qenë bashkë prindër për binjakët e tyre, me prezantuesin e TV-së që ka 10 fëmijë të tjerë me gjithsej pesë partnerë të tjerë.

Ai gjithashtu tha në eventin e Fox se si ai është një bashkëpunues i vështirë kur vjen puna tek fëmijët: “Të merresh me mua duhet të jetë çmenduri".

Por ai këmbëngul se është një baba i përkushtuar, duke i thënë People: “Në fund të ditës, nëse vendosni fëmijët në radhë të parë dhe hiqni egon, mund të bëni gjithçka.

 

Të këshilluara

Selena Gomez bëhet miliardere

Selena Gomez është bërë zyrtarisht një miliardere, me Bloomberg që raportoi të premten se aktorja ka një pasuri neto prej 1.3 miliardë dollarësh. Media kredi...

12:36

Ndahet nga jeta reperi Rich Homie Quan

Reperi Rich Homie Quan është ndarë nga jeta në moshën 33 vjeçare. Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Fulton tregoi se Spitali Grady Memorial i njoftoi at...

18:57

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI