Flash

I forti i Niklës: Nuk kam folur në SKY, nuk kam konflikte me askënd

Lapsi.al 8 September 2024
I forti i Niklës: Nuk kam folur në SKY, nuk kam konflikte me

Gjykata e Posaçme i ka komunikuar Marklen Hakës masën “arrest me burg” caktuar  ndaj tij në mungesë. Ai u arrestua paraditen e së premtes në zonën e Niklës nga Policia e Tiranës dhe RENEA. I vënë në akuzë për "tentativë vrasje" dhe "posedim të armëve pa leje", Haka ka mohuar pretendimet e SPAK në dëshminë që ka dhënë përpara hetuesve.

Sipas prokurorëve, bazuar dhe në bisedat e zbërthyera nga platformat e komunikimit SKY, Haka ka pasur një rol aktiv në organizimin e vrasjes së Durim Bamit, në të paktën dy raste, një prej të cilave në Nëntor të 2020, atentat ky i dështuar.

Vetë i “forti i Niklës" në seancën e zhvilluar ka mohuar se ka patur akses në aplikacionin SKY, si dhe ka mohuar të ketë konflikte. Marklen Haka i njohur dhe me mbiemrin Aliu, konsiderohet nga autoritetet si një nga njerëzit kryesor të botës së krimit në Shqipëri dhe ishte në listat e të shumëkërkuarve të policisë.

Për disa muaj ai u fsheh në Dubai pasi u shpall në kërkim me kërkesë të SPAK dhe ka hyrë ilegalisht në Shqipëri disa javë më parë. Gjatë arrestimit të tij, në pranga u vu dhe një 21-vjeçar, që strehonte të shumëkërkuarin në banesën e tij në Nikël. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: “Me e rrjep, me e torturu” – Si Marklen Haka informonte Shullazin për lëvizjet e Durim Bamit

Kush është Marklen Haka, i arrestuar nga forcat speciale në Nikël të Fushë-Krujës

Porosia e Shullazit për Marklen Hakën: Ulu pi kafe, po shpinën Durim Bamit mos ia kthe

Kafe me dy mikesha, qitësit prisnin jashtë/ Zbardhet dosja e atentatit ndaj “të fortit të Niklës”

Të këshilluara

Rama tkurr pushtetin e Veliajt në Tiranë

Për Erion Veliajn asambleja e sotme socialiste në Golem nuk prodhoi ndonjë lajm të mirë. Nëse shihni foton sipër, ky është momenti kur Veliaj dëgjon se qarku...

12:42

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI