Flash

Një anomali pa alibi

Lapsi.al 8 September 2024
Një anomali pa alibi

Fillimi i fjalimit të Ramës në asamblenë e Partisë Socialiste të ngjallte kërshëri, pasi u duk se do t’i jepte përgjigje disa dilemave që janë pjesë e debatit të përditshëm. A i blen dhe manipulon votat PS-ja? A jemi në një diktaturë (term ky i rimarë me qesëndi) ku ndryshimi me votë i pushtetit bëhet i pamundur? A është e vërtetë që edhe ndërkombëtarët janë pajtuar me këtë dhe mbyllin sytë në emer të stabilitetit?

Hedhja për diskutim e këtyre pikpyetjeve tregon qartësisht një gjë: se edhe vetë kryeministri e kupton që ndejtja e një njeriu në pushtet për tre mandate me radhë, madje duke pasur të sigurtë edhe të katërtin, përbën anomali për një vend që pretendohet të jetë demokratik. Fitorja e nëntë palë zgjedhjeve, njëra pas tjetrës pa asnjë të papritur, siç u mburr kryeministri, pretendimi për ta udhëhequr Shqipërinë deri në vitin 2030, që synon ai, parashikimi për ta kthyer PD në garën e ardhshme tek rezulatat e ‘97 siç vuri bast publikisht, kërkojnë një shpjegim.

Duke u rekur ti hyjë kësaj sprove Edi Rama pretendoi se ai dhe ekipi i tij zgjohen më shpejt nga gjumi se kundërshtarët dhe se kanë dituri më të gjëra sesa ata. Pra pasja përballë e një opozite të dobët dhe të pa aftë, ishin baza e justifikimit të tij. “Ne na udhëheq ambicja për Shqipërinë, ata urrjetja ndaj nesh”, shpalli ai duke lëshuar një lumë sharjesh ndaj një opozite të mllefosur dhe pa ide që i ngjan tifozëve të dehur që vetëm shajnë pas humbjes së ndeshjes.

LEXO ME TEJ:

Zgjedhjet e ardhshme/ Basti i Ramës: Do e lë PD me aq mandate sa në 97

Për të argumentuar se jetëgjatësia e tij anormale në pushtet nuk ka ngjashmëri me atë të autokratëve të tjerë, ai tentoi të rimarrë gjatë një shembull. 

Por fatkeqësisht ishte shembulli i gabuar. Ai përzgjodhi si ilustrim gjatë fjalimit polemikën që u hap pas vrasjes makabre të Egli Progës, në Pogradec. Ai numëroi me radhë të gjithë armiqtë që sipas tij ngritën stuhinë në gotë. Një opozitë që përfiton nga fatkeqësitë. Media që shpërndajnë fakte të rreme. Parti të reja që duan të fajsojnë qeverinë dhe organizojnë protesta para selisë së saj. E mbi të gjitha, kjo nuk duhet humbur, prokurorë amatorë që “s’dinë as se ç‘është një patrullë police dhe që veprojnë politikisht. Pra edhe drejtësia qenkësh kundër rilindjes!   

Dhe përballë kësaj panorame të zymtë, ato që varen nga qeveria vizatohen sikur kanë funksionuar si orë zviceriane. Një polici që ka hartuar një raport të imtësishëm dhe një urgjencë që ka mbërritur në kohë rekord. 

Pra konkluzioni i fabulës: gjithçka rreth nesh është keq, ndërsa ne jemi të paqortueshëm. Arsye e mjaftueshme për të justifikuar se pse PS, nuk manipulon vota, por ruan ende besimin e publikut që kërkon të udhëhiqet prej saj. 

Sado qesharake të duket kjo alibi me logjikë fëmijnore, edhe sikur ta marim për të mirqenë, ajo përbën sërish një autogol. Pasi nuk ekziston asnjë model normal demokracie në botë me opozitën zyrtare të shkallmuar, pa mundësi për parti të tjera të afta që t’i zënë vendin asaj, me media të konceptuara për të prodhuar fake neës-e, me drejtësi të pafatë e të politizuar e mbi të gjitha vetëm me partinë në pushtet që është në rregull. Të tëra këto simpoma sëbashku tregojnë më shumë një regjim autokratik sesa një vend të lirë, prandaj dhe përdorimi i kësaj fabule si justifikim se PS fiton me meritë është thjeshtë një boomerang.  

As me shembullin e stërgjaur të tragjedisë së Pogradecit që zgjodhi të përdorë, as me togfjalshat e stërkonsumuar se “ne nuk kënaqemi me veten”, “ne jemi të aftë të korigjohemi e të rinovohemi”, Rama nuk i dha dot përgjigje sfidës që ngriti vetë. Ai tashmë e ka konstatuar se vdekja e garës dhe fitoret e tij të njëpasnjëshme ngjajnë për shumëkën si një anomali. Por ai nuk qe në gjendje ti gjente asaj një alibi. Prandaj fjalimi i tij nuk qe bindës për ata që kanë aq mend sa të ngrejnë pyetjen: si është e mundur që ky do fitojë prapë?

©Lapsi.al

Të këshilluara

Gabimi elementar i Albin Kurtit

Kryeministrin e Kosovës zotin Albin Kurti, unë e pëlqej. Por, kjo nuk më bën të mos qesh me atë që i ndodhi atij kur vajti në një klasë ndofta të ciklit pasfill...

10:42

Identikiti i armikut të turizmit shqiptar

Edi Rama nuk funksionon dot pa armiq. Këtë po bën edhe ndërsa vijon me një ritëm frenetik të propogandojë magjinë turistike të Shqipërisë. Sa herë raporton të d...

17:03

Revolucionet e shezllongut

Për Shqipërinë e lajmit të vrasjes së ditës dhe Kosovën e lajmit rutinor për Urën e Mitrovicës, për çmimin e shezlonit në Shqipëri që arriti të bëhet top-lajm i...

14:58

Ç' ka Kosova më shumë?

Një debat i vërtetë demokratik, nga ata që në pamje të parë duket se i interesojnë vetëm një elite të ngushtë, por që në të vërtetë janë termometër i shoqërisë ...

10:14

Valijevi si medalje hipokrizie për Ramën

Kushdo që ka pasur durimin ta shpjerë deri në fund një status të gjatë të Edi Ramës në Facebook, me siguri që i ka bërë pyetjen vetes: Si është e mundur që ky n...

14:02

BE po mbytet në urën e Ibrit

Edhe ata që nuk e duan aq shumë BE-në e pranojnë se ajo ka dy arritje të mëdha. E para është liria e lëvizjes brenda bllokut pa kontrolle kufitare dhe e dyta ës...

12:21

A është real rreziku i antiamerikanizmit?

Dy ngjarje që kanë rindezur tensionet në Kosovën veriore, ajo e mbylljes së disa pikave të pa liçensuara të postës serbe dhe nisma e qeverisë Kurti për të rihap...

19:17

Himara, si fundi i farsës

Rezultati pa surprizë i zgjedhjeve të Himarës ku "greku" i Ramës i mori vendin "grekut" të opozitës kërkon një shpjegim që e kapërcen kurthin e dasisë etnike, k...

11:16

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI