Flash

Berisha mbledh drejtuesit e 12 qarqeve: Të nxisim revolta tek qytetarët

Lapsi.al 8 September 2024
Berisha mbledh drejtuesit e 12 qarqeve: Të nxisim revolta tek

Partia Demokratike ka mbledhur drejtuesit e qarqeve të vendit për zgjedhjet e 2025. Lideri i PD Sali Berisha tha përpara drejtuesve të qarqeve të PD-së se duhet që të iniciohet revoltë popullore, duke protestuar. Ai tha se duhet që të ketë protesta dhe të kërkohet qeveri teknike, për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Të iniciohet revoltë e përgjithshme popullore, për qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme. Ky mision kërkon që të garantojmë shqiptarët që vota e tyre nuk mund të varroset pa hyrë në kuti dhe se ajo nuk do kthehet në krim dhe krimi në votë.

Detyra juaj është e veçantë. Ju jeni politikanë me përvojë dhe do bëni gjithçka për të mirën e qytetarëve. Ju duhet të organizoni demokratët, ata presin të organizohen. Detyra juaj është që të frymëzoni demokratët. Ne përparësi i japim protestës. Ne nuk lejojmë që të ecim së bashku me funeralin e votës së lirë”, - tha Berisha.

Të këshilluara

Rama tkurr pushtetin e Veliajt në Tiranë

Për Erion Veliajn asambleja e sotme socialiste në Golem nuk prodhoi ndonjë lajm të mirë. Nëse shihni foton sipër, ky është momenti kur Veliaj dëgjon se qarku...

12:42

Arrest me burg për Marklen Hakën

GJKKO lë në burg Marklen Hakën. Në seancën me dyer të mbyllura, Haka ka pretenduar se nuk ka marrë pjesë në atentatin ndaj Durim Bamit. Haka gjithashtu ka...

11:55

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI