Flash

Vulin shkoi në Rusi, Daçiç zhvillon vizitë zyrtare në Kinë

Lapsi.al 7 September 2024
Vulin shkoi në Rusi, Daçiç zhvillon vizitë zyrtare

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se ai do të marrë pjesë në Forumin Global për Bashkëpunim dhe Siguri Publike në Lianyungang, ku do të bisedojë me ministrin e Sigurisë Publike të Kinës, Wang Xiaohong.

Ai pritet t’i vizitojë edhe oficerët e policisë serbe të cilët po punojnë me kolegët e tyre kinezë në patrullime të përbashkëta. Në tri vjetët e fundit, policë nga Kina dhe kolegët e tyre nga Serbia kanë patrulluar në Beograd, Novi Sad dhe Smederevë, qytetet më të vizituara nga turistët kinezë në Serbi.

Daçiç do të marrë pjesë edhe në stërvitjet e njësive speciale të policisë në Guangzhou, sipas MPB-së serbe. Serbia i ka forcuar marrëdhëniet me Kinën prej se Partia Progresive Serbe (SNS) e presidentit Aleksandër Vuçiç erdhi në pushtet në vitin 2012.

Presidenti kinez, Xi Jinping, e vizitoi Beogradin në maj, për herë të dytë në dhjetë vjetët e fundit. Kina dhe Serbia, e cila ka qenë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian për më shumë se një dekadë, nënshkruan një deklaratë për partneritetin strategjik mes dy vendeve në vitin 2016.

Shtatë vjet më vonë, Pekini dhe Beogradi nënshkruan një marrëveshje për tregti të lirë. Vitet e fundit, Kina ka bërë investime të shumta në Serbi, më të mëdhatë prej të cilave janë në fabrikën e hekurit dhe çelikut në Smederevë dhe fabrikën e gomave Linglong në Zrenjanin. Në Serbi, Kina e ndërtoi urën e Beogradit Pupin përtej Lumit të Danubit./REL

Të këshilluara

Si do të jetë moti për fundjavën

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se dita e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me vranësira të konsiderueshme. ...

08:44

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI