Flash

Vràsja e Egli Progës, ndryshohet prokurorja e çështjes pas kërkesës së familjarëve

Lapsi.al 7 September 2024
Vràsja e Egli Progës, ndryshohet prokurorja e çështjes

Drejtuesi i Prokurorisë së Korçës ka marrë vendimin për të larguar prokuroren Vasjana Postoli nga hetimi i vrasjes së Egli Progës. Ky ndryshim është bërë në përgjigje të kërkesës së familjes së viktimës, e cila kishte kërkuar zëvendësimin e Postolit për arsye që lidhen me trajtimin e çështjes.

Prokurorja Postoli kishte qenë në detyrë për të hetuar rastin e Denis Meçes, i cili është i dyshuar për vrasjen e Egli Progës. Në një vendim të mëparshëm, ajo kishte ndryshuar akuzën ndaj Meçes, duke e cilësuar atë si “vrasje nga pakujdesia”.

Vendimi për të larguar Postolin vjen pas shqetësimeve të ngritura nga familja e Egli Progës, e cila kishte kërkuar një shqyrtim të ri të çështjes dhe një trajtim më të rreptë ndaj të dyshuarit. Tashmë, çështja e Egli Progës do të kalojë në dorën e një prokurori tjetër, i cili do të marrë përsipër hetimet.

Të këshilluara

Beleri falenderon Ramën në ekranin e TVSH

Ndonëse është i bindur se bëri më shumë se 1 vit burg dhe humbi mandatin prej Edi Ramës, Fredi Beleri e ka dhe një falenderim për të. "Po të mos ishte Edi Rama,...

12:58

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI