Flash

Vrasja dhe hedhja në pus e Enver Ballës në Shënavlash, i biri pranon krimin para togave të zeza

Lapsi.al 7 September 2024
Vrasja dhe hedhja në pus e Enver Ballës në Shënavlash, i

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën "arrest në burg" për Esmerald Ballën i cili dyshohet se vrau dhe hodhi në pus të atin, Enver Balla në fshatin Shënavlash. Po ashtu kjo gjykatë lanë burg dhe mikun e tij Edison Brahaj i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i Esmerad Ballës në këtë ngjarje. Esmerald Balla ka shprehur pendesë para togave të zeza dhe ka pranuar krimin.

“E kam bërë në kushtet e vetembrojtjes e nuk ka kthim mbrapa”, tha ai.

Ndërsa 25-vjeçari Brahaj ka deklaruar kësaj here, nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, që në polici është dhunuar që të pranojë bashkëpunimin. Por, i pyetur nga gjykatësi ditën e sotme, i riu ka hedhur poshtë versionin e dhunës dhe gjithashtu të bashkëpunimit në vrasje. Më pas Brahaj u shpreh se është çoban tek ferma e lopëve të familjes Balla, dhe e ka ndihmuar Esmeraldin për të fshehur kufomën. Ai ka shtuar se Esmeraldi i ka dhënë edhe shumën prej 200 mijë lekësh.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI