Flash

Protesta kundër emërimit të kryeministrit të ri në Francë

Lapsi.al 7 September 2024
Protesta kundër emërimit të kryeministrit të ri në

Mijëra francezë protestuan të shtunën kundër vendimit të Presidentit Emanuel Macron për të emëruar si kryeministër të ri politikanin e qendrës së djathtë Michel Barnier.

Partitë e së majtës e kane akuzuar presidentin francez për vjedhje të zgjedhjeve parlamentare.

Presidenti Macron emëroi të enjten zotin Barnier, një konservator dhe ish negociator i BE-së për Brexit-in, si kryeministër të ri të Francës, pas dy muajsh kaosi politik që pasuan zgjedhjet e parakohshme që zgjodhën një parlament të ndarë në tre blloqe.

Në intervistën e tij të parë si kryeminsitër, të premten në mbrëmje, zoti Barnier tha se qeveria e tij, e cila nuk ka një shumicë të qartë, do të përfshijë konservatorë, anëtarë të kampit të Presidentit Macron dhe se shpresonte edhe për disa përfaqësues nga e majta.

Blloku i majtë, i drejtuar nga partia e së majtës së skajshme Franca e Papërkulur (LFI) e ka akuzuar Presdidentin Macron se vodhi zgjedhjet pasi refuzoi të emëronte si kryeminstër një kandidat nga Fronti i Ri Popullor, kaolicion që u rendit i pari në zgjedhjet e korrikut.

Sipas një anketimi të kompanisë Elabe, të publikuar të premten, 74 për qind e francezëve mendonin se Presidenti Macron nuk e kishte përfilluar rezultatin e zgjedhjeve dhe 55 për qind besonin se ai i kishte vjedhur ato.

Duke reaguar për të emëruarin e tij si kryeministër, udhëheqësit e partve të majta dhe sindikatat bënë thirrje për protesta masive të shtunën, përpara një aksioni të ri, që mund të përshije mbajtjen e një greve më 1 tetor.

Partia Franca e Papërkulur tha se në gjithë vendin do të mbaheshin rreth 130 protesta. Të shtunën zoti Barnier vazhdoi konsultimet me përpjekjeve për krijimin e një qeverie të re./VOA

Të këshilluara

Sondazhi: Trump kalon para Kamala Harris

Sipas sondazheve të fundit shanset që ish-presidentit Donald Trump të fitojë në zgjedhjet e 5 nëntorit janë më të lartat që kanë qenë në më shumë se një muaj. P...

19:18

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI