Flash

Flamingot zbuluan hendekun shqiptar

Kini kujdes hendekun! Ky është mesazhi kryesor që del nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025, të...

12:31 Fred Abrahams

Plakja e popullsisë/ Gjysma e familjeve në Shqipëri janë me persona mbi 60 vjeç

Lapsi.al 7 September 2024
Plakja e popullsisë/ Gjysma e familjeve në Shqipëri janë me

Në gjysmën e familjeve në Shqipëri banojnë persona që janë mbi 60 vjeç tregojnë të dhënat paraprake të detajuara të Cens 2023. Në të gjithë vendin u numëruan 755,950 njësi familjare, ku 49% e tyre dominohen nga persona në moshë pensioni.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se 195 mijë familje kishin persona të grup-moshës 60-69 vjeç, të cilët përbëjnë 26 për qind të totalit të njësive familjare dhe është grupi dominues. 122,249 familje kishin persona të moshës 70-79 vjeç dhe përbënin 16 për qind të totalet të familjeve. 53 mijë familje kishin persona mbi 80 vjeç dhe këto përbenin 7% të totalit të njësive familjare.

Në të kundërt familjet me grup moshat më të reja janë shumë të pakët. Psh ka vetëm 30 mijë familje në grup-moshën 20-29 vjeç që përben vetëm 4 për qind të totalit të familjeve.

Vetëm 80 mijë familje kanë në përbërje të tyre grup-moshën 30-39 vjeç ose 10.6 për qind të totalit.

Struktura e familjeve shqiptare tregon se fenomeni i plakjes ka përparuar më shpejt se sa në treguesit zyrtar. Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se mosha mesatare e popullsisë arriti 42.5 vite. Ajo u rrit me 7 vjet nga viti 2011, ku ky tregues ishte 35.5 vjet.

Faktorët ndikues të lindjeve, vdekjeve dhe migracionit ndërkombëtar dhe të brendshëm sollën ndryshimin e strukturës së popullsisë, në Censin e 2023.

Piramida e popullsisë bazuar në Censin e 2023 vjen e ngushtuar shumë poshtë për shkak të rënies së lindjeve. Ajo po zgjerohet në mes dhe lart nga rritja e popullsisë në moshë të vjetër.

Të dhënat tregojnë se një në pesë individë (19,7%) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3%) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5% në Censin e 2001.

Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0% nga 30,4% vlerësuar në Censin e 2011. Raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4% nga 16,7% në 2011.

Normat e ulëta të lindshmërisë dhe trendi në rënie, kombinuar me emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese solli ngushtimin e bazës së piramidës së popullsisë./ Monitor

Të këshilluara

Sulme izraelite në Gazë, dhjetëra viktima

Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë mbi dhjetëra njerëz gjatë mbrëmjes mes të premtes dhe të shtunës, thanë autoritetet lokale dhe shëndetësore...

18:45

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI