Flash

Pësoi arrest kardiak teksa po lahej në det, humb jetën 67-vjeçarja në Durrës

Lapsi.al 7 September 2024
Pësoi arrest kardiak teksa po lahej në det, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Durrës, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën. Sipas informacioneve të policisë, 67-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det dhe ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 14;50, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasja 67 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 67 vjeçares.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Beleri falenderon Ramën në ekranin e TVSH

Ndonëse është i bindur se bëri më shumë se 1 vit burg dhe humbi mandatin prej Edi Ramës, Fredi Beleri e ka dhe një falenderim për të. "Po të mos ishte Edi Rama,...

12:58

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI