Flash

Gërvalla-ndërkombëtarëve: Ndaloni përshkallëzimin e rrezikshëm të Vuçiç, përpara se ai të shkaktojë luftë

Lapsi.al 7 September 2024
Gërvalla-ndërkombëtarëve: Ndaloni përshkallëzimin

Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla ka vijuar me reagimet lidhur me situatën në pikat kufitare me Serbinë. Me anë të një postimi në platformën 'X', Gërvalla ka ftuar Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të reagojnë për ndaluar përshkallëzimin e rrezikshëm.

Ajo thotë se policia e presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, po mbështet këtë përshkallëzim racist, duke parë dhe mos vepruar. Gërvalla thotë se Kosova do ta mbajë këtë pikë kufitare të mbyllur derisa të sigurohet lëvizja e lirë dhe shqiptarët të jenë të mbrojtur nga skenat e rënda të kriminelëve serbë të maskuar që ndjekin dhe kërcënojnë.

“Në pikën kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak, grupe serbësh të maskuar po ndalojnë makinat me targa gjermane dhe nuk lejojnë kalimin e shqiptarëve. Policia e Vuçiç po mbështet këtë përshkallëzim racist, duke parë dhe mos vepruar.

Vuçiç vazhdon të tradhtojë Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian, duke folur për integrimin evropian ndërkohë që përshkallëzon situatën. Shpresojmë që Gjermania do të kërkojë kalim të lirë, pavarësisht çështjes së litiumit.

Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të veprojnë me vendosmëri për të ndaluar përshkallëzimin e rrezikshëm të Vuçiç, përpara se ai të shkaktojë luftë”, shkruan Gërvalla.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI