Flash

“Adoleshentët nuk mbrohen”/ OBSH jep të dhëna shqetësuese mbi sjelljet seksuale në Shqipëri

Lapsi.al 7 September 2024
“Adoleshentët nuk mbrohen”/ OBSH jep të dhëna

Sjelljet seksuale të adoleshentëve shqiptarë janë bërë të rrezikshme. Të dhënat e studimit tek fëmijët e moshës shkollore, mbështetur nga UNFPA dhe UNICEF, e kanë renditur Shqipërinë ndër vendet me prevalencë të lartë të kryerjes së marrëdhënieve në këtë grupmoshë, por me përdorim të ulët të mjeteve mbrojtëse.

“Përdorimi i mjeteve mbrojtëse është ulur ndjeshëm, si nga djemtë ashtu edhe nga vajzat. Shqipëria, sipas një analize të dhënash të mbledhura në 44 vende të ndryshme, rezulton në vendin e 38-të, si për përdorimin e prezervativit, ashtu edhe të kontraceptivëve. Ndërsa në lidhje me mospërdorimin e asnjë mjeti mbrojtës në marrëdhënien e fundit, renditet e treta,” thotë Gentiana Qirjako, shefja e promocionit në Institutin e Shëndetit Publik.

Më shqetësuese është se vajzat nuk kanë dijeni për masat mbrojtëse të partnerit. “20% e vajzave nuk e dinë fare nëse partneri i tyre ka përdorur ose jo një mjet mbrojtës gjatë marrëdhënies seksuale,” shton znj. Qirjako. Por Shqipëria renditet në vend të parë për sa u përket diferencave mes gjinive.

“34 për qind e djemve thonë që kemi kryer marrëdhënie seksuale, ndërkohë janë vetëm 4 për qind e vajzave. Djemtë 15-vjeçarë raportojnë më shumë sesa vajzat e kësaj grupmoshe. Historikisht kështu ka qenë. Kjo ndoshta lidhet ose me mbireagimin e djemve për ta raportuar marrëdhënien seksuale, ose me situatën reale ku djemtë janë më të hapur se vajzat e kësaj grupmoshe.” shpjegon znj. Qirjako.

ISHP-ja rekomandon fort rishikimin e kurikulës në shkolla, si dhe përshtatjen e komunikimit të mësuesve drejt nxitjes së të rinjve për sjellje të shëndetshme. “Rekomandohet edhe nga OBSH, të përmirësohet kurikula shkollore e edukatës seksuale, mënyra e dhënies së informacionit nga mësuesit të cilët duhet të trajnohen për komunikim më efikas. Të gjithë të rinjtë i njohin mjetet mbrojtëse, por dhënia e informacionit, mënyra se si e komunikon tek një i ri apo e re atë, është shumë e rëndësishme për të nxitur sjellje të shëndetshme seksuale,” deklaron shefja e departamentit në ISHP. Studimi mori në analizë 44 vende dhe u publikua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Të këshilluara

Si do të jetë moti për fundjavën

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se dita e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me vranësira të konsiderueshme. ...

08:44

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI