Flash

Largimi i Alfred Pezës/ Alketa Vejsiu: "Im atë tani do prehet në paqe"

Lapsi.al 6 September 2024
Largimi i Alfred Pezës/ Alketa Vejsiu: "Im atë tani do prehet

"Tani im atë do prehet në paqe". Në një reagim në instagram, Alketa Vejsiu nuk është përmbajtur për të shprehur dufin ndaj largimit nga RTSh të drejtorit Alfred Peza. "Karma is a bitch!”! shkruan ajo.

Më tej, Vejsiu kujton në shkrimin e saj se ajo është gëzuar për largimin e Alfred Pezës nga drejtimi i RTSH, teksa thotë se ky i fundit e ka prekur në pikën e saj më të dobët, duke i hequr gruan e babait nga puna.

LEXO ME TEJ:

E fundit/ Alfred Peza jep dorëheqjen nga posti i drejtori të RTSH-së

"S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty Po... Për ty gjë e vogël, për dikë gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty. Harrove që para ligjeve të jetës, por edhe të vdekjes jemi te barabarte njësoj. Ligësia jote s’do hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale”, shprehet Vejsiu. Duke kujtuar se Peza e kishte pushuar njerkën ndërkohë që i ati qe në shtratin e vdekjes ajo vijon: "Do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes", shkruan Alketa sikur ngjarjet e botës së përtejme të kishin lidhje të drejtpërdrejtë me zhvillimet në kupolën e TV publik. Alketa Vejsiu e pati akuzuar drejtorin e RTSH-së Alfred Pezën dhe drejtoreshën e Burimeve Njerëzore, Anila Agalliu, që në fillim të këtij viti. Duke i' përgjigjur pyetjeve në Instagram, ajo shkruajti:  “S’do ia fal kurrë drejtorit aktual atë që i bëri gruas së babait tim në ditët më të vështira. Edlira mori leje pa të drejtë page dhe ndërsa i shërbente një të sëmuri që luftonte me jetën në spital, edhe pasi lajmëroi, e hoqën nga puna në mënyrën më të shëmtuar që mund të ekzistojë. 32 vite punë në atë televizion. I ka hedhur në gjyq dhe pretendon shumë paga dhe do ta fitojë gjyqin, si shumë të tjerë që kishin të njëjtin fat dhe kanë ndjekur të njëjtën rrugë ligjore. Koston e mban shteti shqiptar për shkeljet e drejtoreshës së DBNJ, Anila Agalliu, e cila nuk dënjon të kthejë as përgjigje, harron që është e përkohshme aty dhe nuk është në biznesin e saj privat që të bëjë ç’të dojë. Unë i shmang polemikat, por më duhet të mbaj qëndrim publik sot. Kam lexuar shumë për Fredin këtë kohë. Të gjithë ata që e atakojnë (sulmojnë) nuk e kanë dritaren time, kështu që po flas edhe për ata. Mos i shkel kurrë njerëzit që të shtruan rrugën ku ecën ti sot, Fred, me kostumin e një drejtori që s’di ta mbash e nuk të shkon fare, se ti nuk di të jesh njeri dhe ky është kriteri i parë i njerëzve që sjellin progres. Atë pozicion pak njerëz mund ta dinë ta mbajnë. Ti thjesht nuk je i denjë! Të rroftë xhaketa me shamiçkë". Shkroi ajo. Ndërsa tani, me një reagim tipik shqiptar ka vendosur ti kthejë reston Pezës në ditën e shkarkimit. Karma is a bitch!”! shkruajti ajo. ©LAPSI.AL  

Të këshilluara

Demi Moore flet për rikrijimin e "Ghost"

Demi Moore ka folur së fundmi për ribërjen e mundshme të filmit romantik të vitit 1990 "Ghost" gjatë një interviste me Variety të botuar të martën. Gjatë gji...

18:41

Detaje nga divorci i JLo me Ben Affleck

Divorci i Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mund të ketë ndërlikime duke qenë se dyshja nuk nënshkruan një kontratë paramartesore përpara se të arratiseshin në Las...

20:00

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI