Flash

Policia zbardh ngjarjen: Si u vra me 14 plumba Elis Rroshkodoli

Lapsi.al 6 September 2024
Policia zbardh ngjarjen: Si u vra me 14 plumba Elis Rroshkodoli

Është zbardhur vrasja në Shkodër e Elis Rroshkodolit, ngjarja që ndodhi rreth një javë më parë në lagjen “Ahmet Haxhia”, teksa 36 vjeçari ishte duke pirë kafe.

Policia informon se është arrestuar një 26-vjeçar, i implikuar në ngjarje, ndërsa po punohet për kapjen e 3 bashkëautorëve të tij, të cilët janë identifikuar nga uniformat blu.

I riu me iniciale Xh. M., i cili u vendos në pranga e policisë akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim.

Lexo më tej: I përfshirë në vràsjèn e Elis Roshkodolit, Xhulio Malo sapo kishte dalë nga burgu 

Ndërsa tre personat e tjerë të shpallur në kërkim janë 31-vjeçari me iniciale J. Xh., 38-vjeçari me iniciale V. Xh., dhe 42-vjeçari me iniciale D. M..

Nga hetimet e kryera rezulton se këta 4 persona kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e Elis Rroshkodolit.

Gjithashtu policia ka zbuluar edhe një garazh në Tiranë, që iu shërbente atyre, si bazë për të fshehur automjete të trafikuara, të cilat do të përdoreshin gjatë kryerjes së krimeve.

3 makina të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës dhe pjesë të automjetit të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së rroshkodolit janë sekuestruar si provë nga policia.

14 plumba depërtuan trupin e viktimës nga 18 që u shkrepen prej një distance të afërt nga pistoleta me silenciator, paraditen e së premtes së 30 gushtit.

Viktima Rroshkodoli nuk është emër i panjohur për policinë, pasi ai në vitin 2014 dyshohet se është përfshirë në një vjedhje në Belgjikë, i arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh.

Në vitin 2023, ai ishte autori i dyshuar për  plagosjen e një rumuni në Rumani nga ku ishte arratisur drejt Stambollit.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI