Flash

Lubonja: Opozita jonë është me doreza

Lapsi.al 6 September 2024
Lubonja: Opozita jonë është me doreza

Fatos Lubonja komentoi sot listën e drejtuesve të PD-së në qarqet e vendit.

Lubonja tha se Partia Demokratike lufton për medaljen e broztë, që nënkupton për vendin e dytë në zgjedhje. Sipas Lubonjës, PD nuk është 100 përqind e sinqertë me qytetarët, por është me “doreza”.

“Sali Berisha i bashkon demokratët, pasi nëse hiqet Berisha, nuk dihet se çfarë mund të bëjnë ata që janë në Partinë Demokratike. Nuk dihet nëse këta do ishin të aftë që të bëjnë dot zgjedhje të brendshme. PD luan për medaljen e argjende, meqë kaluam Lojërat Olimpike, por Shqipërisë nuk i sjell ndryshim.

Opozita të denoncojë edhe dështimin e projektit të ashtuquajtur amerikan për të ndërtuar një sistem drejtësie, që gjithnjë e më shumë po bëhet instrument, për të mbajtur në këmbë një pushtet. Opozita jonë është ‘me doreza’”, tha Lubonja në News 24 në rubrikën Çështja e ditës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI