Flash

Berisha: Ky është shtatori i fundit që jemi në opozitë!

Lapsi.al 6 September 2024
Berisha: Ky është shtatori i fundit që jemi në opozitë!

Sali Berisha ka mbajtur fjalën me anë të një video konference në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.

Berisha tha se ky do të jetë shtatori i fundit që PD është në opozitë dhe u bëri thirrje mbështetëve që të reflektojnë "fitore" kur të flasin me qytetarët dhe t'i bindin të votojnë opozitën.

"Në 9 muaj kemi përballjen finale kundër së keqes që asgjësoi procesin e vërtetë elektoral.

Çdo demokrat dhe demokrate, nga sot e tutje, kur të kërkojë votën për PD, demokratët duhet t'i shihet në sy bindja për fitore. Demokratëve duhet t'i dëgjohet në zë, bindja për fitore, duhet t’ju lexohet në shpirt, bindja për fitore.

E gjithë kjo sepse sot më shumë se kurrë, fitorja qëndron në guximin, besimin dhe duart tona.

Këto vite, Partinë Demokratike e plagosën jo pak, kjo nuk mohohet. Këto vite, me sulmin që na u bë, ne kemi luftuar më shumë në mbrojtje se sa në sulm. Duhet të mbronim flamurin tonë, programin, pluralizmin politik, opozitën shqiptare.

Kjo betejë ka mbaruar dhe realiteti është krejt i ri. Sot ne jemi të bashkuar, sot ne jemi PD, më e fortë se kurrë.

Sot jemi në moment përcaktues, për të sotme dhe të ardhmen tonë", tha

Të këshilluara

Lubonja: Opozita jonë është me doreza

Fatos Lubonja komentoi sot listën e drejtuesve të PD-së në qarqet e vendit. Lubonja tha se Partia Demokratike lufton për medaljen e broztë, që nënkupton për ...

16:13

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI