Flash

Ambasadori i ri britanik në Tiranë, Abbott: Jam këtu për një kapitull të ri me Shqipërinë!

Lapsi.al 6 September 2024
Ambasadori i ri britanik në Tiranë, Abbott: Jam këtu për

Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Tiranë është Nicholas Abbot. Në mesazhin e tij të parë, pasi ka mbërritur në vendin tonë, Abbott flet për një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.

"Ne kemi një themel të fortë, kësisoj le të ndërtojmë diçka të jashtëzakonshme se bashku. Ide më të mëdha, lidhje më të forta, të ardhme më të ndritur. Një partneritet i vërtet. Ky është misioni ynë dhe jam I nderuar që do ta drejtoj këtë" është shprehur ai në një mesazh që ka ndarë në rrjetet sociale. Ndërkohë në Shtator do të festohet edhe Java Britanike që sipas ambasadorit është një mundësi e mirë për të përjetuar diçka nga kultura britanike.

Mesazhi i plotë në video KETU

Unë jam Nicholas Abbott, ambasadori i ri britanik në Shqipëri dhe jam shumë i gëzuar të jem këtu për fillimin e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Jam këtu për ta ngritur partneritetin tonë në lartësi të reja.

Ne kemi një themel të fortë, kësisoj le të ndërtojmë diçka të jashtëzakonshme se bashku. Ide më të mëdha, lidhje më të forta, të ardhme më të ndritur. Një partneritet i vërtet. Ky është misioni ynë dhe jam I nderuar që do ta drejtoj këtë.

Siç mund ta dini, rajoni ma ka fituar zemrën dhe Shqipëria është në zemër të rajonit. Heroi juaj kombëtar, Skëndërbeu është shembulli i jashtëzakonshëm I dashurisë dhe dedikimit të palëkundur për vendin e tij, duke mishëruar frymën e patriotizmit dhe guximit për të mbrojtur atë që ai beson.

Ne kemi disa evente emocionuese në horizont. Këtë shtator, ne do të festojmë Javën Britanike. Kjo do të jetë një mundësi fantastike për ju që kërkoni të përjetoni pak nga kultura britanike këtu në Shqipëri. Shpresoj se do të na bashkoheni për festimet!

Mbretëria e Bashkuar është mik i angazhuar për Shqipërinë. Ne jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë në përmbushjen e potencialit të saj. E di që shumë prej jush, veçanërisht brezi i ri, kanë shpresa të mëdha për të ardhmen tuaj dhe atë të vendit tuaj. Mbretëria e Bashkuar i ndan këto aspirata. Ne besojmë në ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse, demokratike ku vlerat respektohen.

Në muajt e ardhshëm, do të më shihni duke eksploruar vendin tuaj të bukur - nga qytetet e zhurmshme te malet mahnitëse, tek bregdeti i mrekullueshëm, me qëllim që t'ju njoh ju, njerëzit, që e bëni Shqipërinë një vend kaq të veçantë.

Le të punojmë së bashku për të krijuar mundësi të reja, për të ndërtuar lidhje më të forta mes vendeve tona dhe për të shkruar kapitullin tjetër të miqësisë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Ne jemi partnerë për përparim.

Faleminderit, për një udhëtim emocionues përpara!

Mirë se ju gjeta!

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI